
Deputeti demokrat Ervin Salianji me anë të një reagimi në Facebook ka komentuar mbi përjashtimin e 4 deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i PD-së, teksa shkroi se nuk ka përjashtime për shkak se nuk ka vendime të grupit parlamentar e as mbledhje të tij.
Salianji shtoi më tej se Partia Demokratike nuk është pronë e askujt dhe se inatet e vogla nuk bëhen dot vendime, ndërsa shkroi se fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale.
Postimi i plotë:
Duhet bërë gjithçka për bashkimin dhe dhënien forcë demokratëve!
Nuk ka përjashtime, sepse s’ka vendime të grupit parlamentar as mbledhje të tij!
Kam keqardhje kur lexoj deklarata personale dhe në dëshpërim të cilat nuk i bëjnë mirē askujt.
Sakrificat e demokratëve kërkojnë bashkim jo ndarje!
Shqipëria meriton opozitë reale dhe dinjitoze, fati politik i çdokujt varet nga votat jo nga mllefet personale!
Partia Demokratike nuk është pronë e askujt, dhe inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!
Grupi Parlamentar do të reagojë me përgjegjshmëri dhe perpjekja për bashkim, do duhet te shihet me shumë respekt për ata qe e bëjnë realitet në interes të vendit dhe demokratëve.
Kjo do te ndodhë! Vetëm kjo rrugë e bën fituese Partine Demokratike!
and then