I arrestuar për aferën e inceneratorëve/ “Detyrë e ministrit të bënte verifikimet”, avokati i Arenc Myrtezanit: Janë devijuar hetimet

Avokati

Avokati i Arenc Myrtezanit, një nga personat e arrestuar për aferën e inceneratorëve, pohoi se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shkelje.

Në një deklaratë për mediat, Brahimllari tha se janë devijuar hetimet.

“Janë provuar që janë të falsifikuara dokumentet dhe në mënyrë siç kanë konfirmuar ekspertët, me imitim apo të vendosura me xham. Nuk gjendet asnjë faturë tatimore që të jetë nënshkruar prej klientit tim. Dua të them sot, gjë që e kam bërë të ditur dhe në seancat e tjera, se prokuroria lidhur me një akuzë që ka vendosur për mashtrim, jo vetëm për klientin tim, por dhe për disa të pandehur të tjerë për pagesat me një firmë italiane, ka devijuar hetimet sepse në bindjen time rezulton se nuk ka qenë detyrë e klientit që mbroj. Ka qenë detyrë e administratori të ri që të bëjë verifikimet. Personat që kanë shkelur rregullin e koncesionit që duhet të zbërthej nga firma italiane, s’ka asnjë akt në dosje, se kush e ka vendosur këtë zbatim. Lefter Koka thotë; Jam dakord që të zëvendësohet ky ortak por që të përmbushë koncesionin. Nuk e di se kush ka qenë ministër në shtator, apo mund të mos ketë marrë pëlqim. Ministri kishte detyrën që të jepte pëlqimin e tij për kalimin te një kompani tjetër. Duhet të verifikohej procedura.”, tha avokati.

Arenc Myrtezani, akuzohet për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në bashkëpunim , “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 – 25, 143/3 e 25, 144/a e 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Arena e Lajmit

I arrestuar për aferën e inceneratorëve/ “Detyrë e ministrit të bënte verifikimet”, avokati i Arenc Myrtezanit: Janë devijuar hetimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook