Partizani i ka bërë startin perfekt Superiores në këtë edicion, duke fituar të tre ndeshjet e para, si skuadra e vetme e këtij edicioni që e bën një gjë të tillë. Një start që rezulton të jetë i pazakontë për të kuqtë, të cilët shpeshherë kanë gabuar që në ndeshjet e para të sezonit.
Në fakt, rezulton se për herë të fundit, 3 fitore në 3 ndeshjet e para Partizani i ka regjistruar vetëm 15 vite më parë. Në sezonin 2007-2008, të kuqtë mundnin 2-1 Shkumbinin, 2-1 Besëlidhjen dhe 1-0 Vllazninë për të qenë në vendin e parë me pikë të plota, por bashkërisht me Dinamon dhe Besën të cilat kishin po të pagabueshëm.
Një edicion që do kujtohet për mënyrën se si përfundoi, pasi titulli u vendos në sfidën e fundit me Dinamon e cila mundi të kuqtë me shifrat 2-1 dhe u shpall kampione. Në atë sezon, Partizani fitoi 5 ndeshjet e para dhe la pikë në javën e 6 ku barazoi 0-0 me Flamurtarin.
Arena e Lajmit
