Inceneratori i Fierit/ GJKKO shpall vendimin, çon për gjykim çështjen. Për zv.presidentin e FSHF, Arben Dervishaj bien akuzat për shpërdorim detyre dhe…

Arben Dervishaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çon për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit.

Gjykata ka kaluar për gjykim të gjithë të akuzuarit, ku më i rëndësishmi është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Gjykata kërkoi nga prokuroria saktësim akuzash pasi Alqi Bllakon nuk e konsideron zyrtar të lartë, por funksionar publik.

Ndërkohë bien akuzat për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre për zëvendës presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit Arben Dervishaj. Kjo akuzë u lehtësua dhe u bë korrupsion që lidhet me privatët. Për Dervishajn është ngritur dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve.

Po kështu gjykata rrëzoi kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre.

Për Enver Sheshin, i cili ndërroi jetë në burg, ka pushuar çështja. Po kështu është pushuar akuza dhe për shtetasin Robert Shabani i cili është gjykuar me herët nga gjykata e Tiranës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×