Ishte kthyer në tmerrin e bizneseve, përfundon në pranga i riu shqiptar në Greqi që grabiste nën kërcënimin e thikës

Fgffffffffffff

Një i ri shqiptar i “armatosur” me thikë ka grabitur katër dyqane brenda një muaji në Kalamaria të Greqisë duke vjedhur në total 1320 euro.

Gjatë muajit shkurt, 27-vjeçari nga Shqipëria ka hyrë në dy farmaci, një sallon lojërash fati dhe një kompani dërgesash postare, ku me anë të një thike që posedonte ka kërcënuar personat brenda këtyre ambienteve duke marrë në total 1320 euro.

I riu është arrestuar pas hetimeve të kryera nga autoritetet përkatëse të zonës së Kalamarisë, ndërsa pas një kontrolli të kryer në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar thika me të cilën kryente grabitjet dhe rrobat që përdorte.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×