KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Partizani +7 në javën e tretë, Kukësi kthen përmbys tabelën

Superiorja uli siparin e javës së tretë ditën e sotme, teksa komandën e ka marrë Partizani me 9 pikë të plota! “Demat” e Kolelës ndiqen nga Vllaznia e vendit të dytë me 6 pikë, teksa tabela mbyllet nga Kukësi, me vetëm 1 pikë.

Kukesi

Si për ironi të fatit, sezonin e kaluar në javën e tretë, verilindorët kryesonin kampionatin me 7 pikë në 3 ndeshje, teksa këtë sezon duket se kanë kthyer përmbys tabelën, duke u renditur në vendin e 10-të.

Për sa i përket Partizanit, të kuqtë kanë 7 pikë më shumë se sezonin e shkuar në këtë periudhë. Skuadrat e tjera me bilanc pozitiv në javën e tretë të këtij sezoni, krahasuar me atë të vjetshëm, janë Vllaznia, Kastrioti, Egnatia dhe Laçi. Ndërkohë që Tirana ka një pikë më pak se vjet.

RENDITJA PAS JAVËS SË TRETË NË SEZONIN AKTUAL: 

Renditja aktuale java 3

RENDITJA PAS JAVËS SË TRETË NË SEZONIN E SHKUAR: 

RENDITJA VJET

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×