Mbajeni shënim këtë emër! Çavi merr 15-vjeçarin në stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës

Është vetëm 15-vjeçar por luan me ekipin U19 të Barcelonës, ndërsa tani ka filluar të stërvitet me skuadrën A të katalanasve. Duket se Çavi Hernandez ka gjetur “xhevahirin” e ri të të ardhmes të katalanasve dhe shumë shpejt, emri i tij pritet të shihet edhe në fushën e lojës me këtë ekip në skenat më të rëndësishme.

NZ5SLTJCVZCQPEVMQ6DKJREUJY

“Mundo Deportivo” ka zbuluar se 15-vjeçari i cili luan si sulmues krahu i djathtë, Lamin Jamal, ka mahnitur Çavin dhe asistentët e tij të culët në këtë periudhë po ndjekin me interes paraqitjet e ekipeve të moshave të “La Masia”, për të kthyer edhe një herë vitet ku talenti vendas mbizotëronte ndaj prurjeve te Barcelona.

Jamal luan me kundërshtarë të cilët janë 3 vjet më të mëdhenj se ai dhe po shkëlqen në kampionatet për U19. Shumëkush e krahason me Ansu Fati, por Çavi është i bindur se ai mund të djegë edhe më shpejt etapat, siç bëri dikur Mesi. Ndaj Jamal është ftuar të stërvitet me ekipin e parë dhe ka zhvilluar disa seanca stërvitore përkrah emrave si Levandovski, Rafinja, Depaj apo Dembele, të cilët ndoshta shumë shpejt do ta kenë atë rival për një vend në ekip.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×