
Në emisionin “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me arrestimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj për “Shpërdorim detyre”.
I ftuar në studio, ish-ministri i Brendshëm Avenir Peka, ka deklaruar se Gjokutaj ka një CV të pasur dhe se postet që ai ka mbajtur indikojnë se ka një mbështetje të fortë politike.
Ai ka shtuar se Ministria e Financave një nga institucionet më të përmendura për afera korruptive në vitet e fundit.
“Veprimet përmbarimore janë të atakueshme në gjykatë, nuk mund të thuash se urdhri i përmbarimit është urdhër ekzekutiv. Çdo urdhër i tillë mund të goditet në gjykatë që në rastin konkret mesa duket nuk është bërë.
Përmbaruesi nuk bën rivlerësim pasurie. Këtu ndodh edhe pisllëku. Dua ta shoh në një rast më makro se në rastin specifik. Ky është një rast i kapur në flagrancë jo një hetim në vite. Ajo që më dhemb është që si në shumë raste të tera, prokuroria vepron për shkak të rastësisë. Pashë pak CV e sekretarit Gjokutaj. Person me mbështetje të madhe politike ndër vite. Janë poste që merren me njohje jo me garë. Drejtor i njësisë antikorrupsion në Kryeministri do të thotë në këtë fushë të jesh krahu i djathtë i kryeministrit. Në dogana caktohet nga Këshilli i Ministrave. Sekretari i Përgjithshëm, ligjërisht nuk është, por realisht është post politik.
Bëra këtë ekspoze për të thënë në aspektin ligjor çdokush që hedh firmën është përgjegjës për atë firmë.
Me analizën dua të them që Ministria e Financave një nga institucionet më të përmendura për afera korruptive në vitet e fundit”, ka deklaruar ai.
Arena e Lajmit