Dardan Vuthaj, bomberi shqiptar që shënoi plot 37 gola në 41 ndeshje sezonin e kaluar me fanellën e Novarës në Serinë D, pak kohë më parë bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar te Foxhia në Serinë C.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, 26-vjeçari e ka nisur me gol, edhe aventurën e tij të re, teksa realizoi në minutën e 89-të, në sfidën ndaj Latinës që përfundoi me rezultatin 1-3.
Vuthaj e nisi këtë duel nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 64-t. Ndërkohë pas një harkimi nga e majta në të 89-të, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Pas golit të shqiptarit, miqtë shënuan edhe të tretin duke vulosur sfidën.
Arena e Lajmit
