Humbje katastrofike për Romen e Zhoze Murinjos! Kryeqytetasit u shkërmoqën me rezultatin 4-0 nga Udineze në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Kjo ishte disfata e parë në këtë sezon për romanët, te cilët duket se do ta kujtojnë gjatë.
Golat e Udoxhi, Samrxhiç, Pereirës dhe Lovriç, tronditën kryeqytetasit. Në këtë duel me fanellën e Romës debutoi edhe Beloti, por pa mundur të lerë gjurmë. Ndërkohë me këtë triumf, Udine është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Roma e vendit të 5-të.
Sfidën e radhës skuadra e Murinjos, do ta luajë sërish në transfertë, kësaj here ndaj Empolit, ku do të tentojë të ringrihet. Si të mos mjaftonte humbja e thellë, nga fusha i dëmtuar mbrëmjen e sotme doli edhe sulmuesi kryesor Abraham.
FT: UDINEZE 4-0 ROMA
Udoxhi 5′, Samarxhiç 56′, Pereira 75′, Lovriç 82′
-GOLI I LOVRIC
-GOLI I PEREIRA
– GOLI I SAMARXHIC
-GOLI I UDOXHIT
FORMACIONET ZYRTARE:
UDINEZE: Silvestri, Bekao, Bijol, Perez, Pereira, Samardziç, Uollis, Arslan, Udoxhi, Sukses, Deulofeu.
Trajner: Andrea Sotil
ROMA: Patrisio, Mançini, Ibanjez, Smolling, Karsdorp, Kristante, Matiç, Spinacola, Dibala, Pelegrini, Abraham.
Trajner: Zhoze Murinjo
Arena e Lajmit
