Arsenali pësoi humbjen e parë këtë sezon, të cilën e mori në transfertë me Mançester Junajtid. Skuadra e Artetës gjeti golin me Martinelin në minutën e 12’, por pas një kosnultimi me VAR, gjyqtari e anuloi.
Kjo gjë shkaktoi shumë polemika në Angli, me trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta, i cili nuk e quajti të drejtë këtë vendim.
“Javën e kaluar ne pësuam një gol nga Aston Vila, ku lojtari i tyre u përplas me portierin tonë. Ai gol u quajt i rregullt pasi ndërhyrja sipas gjyqtarëve ishte e ‘butë’. E njëjta gjë ndodhi edhe sot. Ndërhyrja e Odegard ndaj Eriksen ishte e ‘butë’, por VAR-i vendosi që ta quante faull. Nuk është e drejtë”, u shpreh spanjolli.
Arena e Lajmit
