Bardheblutë e kryeqytetit kryejnë goditjen e bujshme në merkato, ish-“Këpuca e Artë” e Superiores bëhet shok ekipi me Egzon Belicën

Prishtina është “pa frena” në merkato!

NUABUEZE 1

Bardheblutë nga kryeqyteti pas Egzon Belicës, janë shumë pranë firmës me ish-bomberin e Laçit, Kirian Nuabueze.

Sulmuesi amerikan është aktualisht pa skuadër, pas përfundimit të marrëveshjes që kishte me ekipin nga Malajzia, Kuala Lumpur.

29-vjeçari ka shkëlqyer me fanellën e Laçit në Superiore teksa e mbajti veshur atë për dy sezone, në 2019/2020 dhe 2020/2021.

Sulmuesi amerikan u shpall gjithashtu “Këpuca e Artë” e Kategorisë Superiore në sezonin 2019/2020 teksa në 23 ndeshje realizoi 23 gola me Laçin.

Më parë Nuabueze ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Dritës, Pobedës, ND Goricës, Shirak Giumri, Ararat Jerevanit dhe FC Tulsas.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×