“Buzëqesh” Alegri, i afruari i kësaj vere do të jetë gati për sfidën ndaj PSG-së në Champions

Duket se lajme të mira kanë ardhur për Masimiliano Alegrin në prag të sfidës me PSG-në në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i ardhur këtë verë, Angel Di Maria, do të jetë i disponueshëm për sfidën ndaj ish-skuadrës së tij.

Di Maria Juventus

Kjo është ajo që raporton prestigjiozja italiane, “La Gazzetta dello Sport”, e cila thekson se argjentinasi do të bëjë çmos për të qenë në fushë për këtë përballje.

Di Maria sapo u kthye nga një dëmtim që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Sasuolos dhe duket se nuk është rikuperuar 100%, pasi dhe në sfidën me Fiorentinën këtë javë u duk se kishte probleme, duke u zëvendësuar që në fillimin e pjesës së dytë.

Gjithsesi duket se argjentinasi e ka lënë pas këtë gjë dhe do të jetë gati për rikthimin në “Parc des Princes”, kësaj radhe si kundërshtar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook