Inter-Bajern Mynih do të jetë supersfida e së mërkurës, e vlefshme për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions-it.

Sektori i dizenjimit në UEFA ka caktuar se arbitër kryesor për ndeshjen që do të zhvillohet në orën 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, do të jetë arbitri francez, Klement Turpë, arbitër që ishte dhe në sfidën mes Shqipërisë dhe Polonisë në tetorin e vitit të kaluar në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme pë fushatën kualifikuese për Botërorin e Katarit, ku ndeshja për pak sa nuk u anulua përshkak të incidenteve te goli i shënuar nga ana e polakëve.
Në duelin e të së mërkurës, asistentë do të jenë dy francez, Nikolas Dano dhe Siril Gringor.
Arbitër i katërt do të jetë Rudi Buke.
Në VAR do të jetë Zherom Brisar dhe në AVAR, Uilli Delazho.

– Arena e Lajmit
and then