Sulmuesi brazilian që përfaqëson Spanjën, Diego Kosta, është gati për një tjetër rikthim në Premier Ligë, ku kësaj radhe do të firmosë me klubin e Ullvërhemptonit.
33-vjeçari që ka qenë pjesë e Çelsit dhe Atletikos së Madridit, për momentin është pa skuadër, pas mbylljes së kontratës me Atletiko Mineiron në Brazil.
Kështu ai do të afrohet si një lojtarë të lirë, me Ullvërhempronin që në këtë mënyrë do të zëvendësojë Sasa Kalajdziç, i cili në debutimin e tij pësoi një dëmtim shumë të rëndë që do ta mbajë disa muaj jashtë fushave.
Kalajdziç ishte objektiv i shumë klubeve të mëdha këtë merkato, si Bajenri i Mynihut apo Mançester Junajtid, por ai vendosi një transferim surprizë te Ullvërhemptoni, që nisi në mënyrën më të keqe të mundshme.
Nga ana tjetër, Diego Kosta do të kryejë të martën vizitat mjekësore me klubin anglez dhe më pas do të firmosë për të qenë lojtari më i ri i Ullvërhemptonit.
Arena e Lajmit
