“Më vjen keq si u ndie Robert kur ata më kërkuan”, Haland “thumbon” bavarezët: Bajernit i mungoi respekti për Levën

Këtë herë nuk shënoi tripletë. Shënoi vetëm golin e avantazhit të Mançester Sitit në minutën e 50-të kundër Aston Vilës, por që nuk u mjaftoi kampionëve për të fituar tri pikët në transfertë pas barazimit të Beilit në 74’. Norvegjezi la edhe njëherë tjetër gjurmën e tij këtë javë, ndërsa në 6 ndeshjet e para të Premier Ligës ka shënuar 10 gola.

haland

Asnjë lojtar në histori nuk i ka shënuar kaq shpejt 10 golat e tij kalendarikë. Por 10 gola në 6 ndeshjet e tij të para në Premier Ligë i shënoi edhe Mik Kuin, por në dhjetor 1992. Shifrat e tij janë frikësuese. Dhe në klasifikimin e Premier Ligës për golat e shënuar, sulmuesi norvegjez do të kishte përpara vetëm 6 skuadra: Sitin e tij nëse do ta klasifikonim bashkë me golat e numrit 9, Brentfordin, Liverpulin, Arsenalin, Totenhemin dhe Brajtonin. 22-vjeçari ka shënuar po aq gola sa Lidsi, 1 më shumë se Fulhami, 2 më shumë se Çelsi, Junajtid, Lestëri dhe Njukasëlli.

haland

BAJERNI

Përpara se të firmoste me Sitin, Bajerni tentoi ta transferonte nga Dortmundi, ku ai shënoi 86 gola në 89 ndeshje. Për shërbimet e tij interesoheshin edhe gjigantët e tjerë, Reali, Barcelona dhe Junajtid, por bavarezët lëvizën konkretisht për ta transferuar, pasi e shihnin si pasardhësin e Levandovskit. Në dokumentarin e filmuar në fillim të këtij viti, “Haland: Vendimi i Madh”, ai ndalet për të komentuar interesin e kampionëve të Gjermanisë dhe shpreh keqardhjen për situatën në të cilën u gjen kolegu i tij Levandovski gjatë asaj kohe: “Nëse përpiqem të imagjinoj se si Levandovski ndihet… Nuk e di se sa gola dhe trofe ka fituar ai për klubin. Dhe pastaj ndiej pak keqardhje për të. Por në të njëjtën kohë, është një shans për atë që të bëjë hapin e radhës në karrierë.

Tingëllon mungesë respekti, por në të njëjtën kohë, është edhe një mundësi për të”. Bavarezët e mohuan fillimisht interesin për Halandin, por në një intervistë të fundit për “Sky Sports”, drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, e pranoi për herë të parë se ata tentuan transferimin e norvegjezit. “Ne ishim në bisedime për transferimin e Halandit, por u bë e qartë që gjërat mund të mos funksiononin për të dyja palët. Prandaj, ai është te Siti tani dhe prandaj ne kemi lojtarë të tjerë”. Një nga arsyet përse Leva kërkoi me ngulm të transferohej te Barcelona mendohet të ketë qenë edhe plani i ekipit për norvegjezin.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×