
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, e ka quajtur largimin e deputetit Agron Çela nga Partia e Lirisë dhe bashkimi i tij me Partinë Socialiste, si një ndodhi e mirë për PL, pasi sipas tij ai do të dëmtonte më shumë në rast se do të qëndronte.
Meta ka theksuar faktin se si deputet, Çela nuk foli kurrë kundër qeverisë Rama dhe që kurrë nuk votoi kundër nismave të mazhorancës.
“LSI dhe PL është mësuar me fenomene të tilla. Në fier na ikën deputeti dhe i dyti pas tij e u bë qameti se LSI mori dyfishin në Fier. U hap rruga për dy mandate në Shkodër. në një shtet si ai i Ramës këto ndodhin. Një ditë kërcen me Monikën një tjetër me Elisën. Do dëmtonte më shumë nëse nuk do të ikte me PS. Shkodra ka mekanizmat e saj të reagimit, çdo njeri bën zgjedhjen e tij në demokraci. Kjo që Rama po përpiqet ta paraqesë si arritje është qesharake,. Bëhet fjalë për një deputet që s’ka folur kurrë kundër qeverisë apo të ketë votuar kundër saj”, tha ai i ftuar në ReportTV.
Meta, ka deklaruar edhe se viti 2023 do sjellë ndryshimin në vend, ndryshim që sipas tij pa dyshim që do të ndodhë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai ka folur edhe në lidhje me situatën e krijuar brenda PD me lëvizjen e fundit të Enkelejd Alibeaj me përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar.
“Viti 2022 solli Partinë e Lirisë, viti 2023 do sjelli ndryshimin.
80 përqind e shqiptarëve jetojnë në prag të varfërisë, asgjë nuk e shmang ndryshimin e domosdoshëm që do të vijë patjetër më 14 maj.
Nuk shoh luftë civile brenda PD por pengmarrje e vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.
Duhet të organizohet shumë më mirë se deri tani duhet të hapet e të koordinohet më shumë me këdo që do të bashkëpunojë kundër regjimit. Nuk shoh situatë kritike për opozitën. 14 maji në të gjitha rastet do ti japë fuqinë opozitarizmit. Kemi 100 përqind të pushtetit lokal të kontrolluar nga mazhoranca. Qytetarët nuk dinë asgjë zhbëhet me taksat e tyre”, tha ai.
Arena e Lajmit