“SPAK të hetojë”, Tedi Blushi: Rrënimi i dhjetëra pallateve në Tiranë, i mbështetur mbi ekspertiza të dyshimta dhe akte të manipuluara!

Tedi Blushi3

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, në një reagim në Facebook, është shprehur se rrënimi i dhjeterave pallateve nga bashkia e Tiranës është mbështetur mbi ekspertiza të dyshimta dhe akte të manipuluara.

Statusi:

Rrënimi i dhjetëra pallateve nga Bashkia e Tiranës është mbështetur mbi ekspertiza të dyshimta dhe akte të manipuluara.

Qindra familje janë nxjerrë në rrugë të madhe përmes vendimmarrjeve në kundërshtim me ligjin, kostove të fryra dhe abuzimeve me procedurat administrative.

Skandali i përmasave të mëdha del në dritë falë një investigimi shumë serioz të “Respublica”, mbështetur nga “LevizAlbania” që ka zbuluar se akt-ekspertizat e thelluara, oponencat teknike të Institutit të Ndërtimit, mbi të cilin janë marrë vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës, rezultojnë të pasakta në fakte dhe në shifra.

Rasti më flagrant evidentohet për pallatin nr. 4 në Rrugën “Myslym Keta” që u rrënua nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pa pritur zhvillimin e një procesi gjyqësor.

Falsifikimi i ekspertizave dhe dramat e rënda familjare të shkaktuara nga Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës meritojnë një hetim të menjëhershëm dhe serioz nga SPAK!

323074017 902271774556613 1583786161439614169 N

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×