Ish-mbrojtësi i Bajernit të Mynihut Holger Badshtuber, është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 33-vjeçare.
Lajmin e ka bërë me dije vetë gjermani me anë të një postimi në “Twitter” ku shkruan: “Fansa të dashur… pas 13 vitesh si një futbollist profesionist, unë deklaroj fundin e karrierës time si një lojtar aktiv. Me 31 ndeshje në kombëtaren gjermane, prezenca në Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian, gjashtë tituj kampion Gjermanie, katër Kupa Gjermanie, triumfi në Ligën e Kampionëve, Superkupë dhe tre Superkupa Gjermanie, mund të them që kam pasur një karrierë të suksesshme”.
Badshtbuer ishte një nga talentet më premtues të Bajernit të Mynihut, por karriera e tij u shkatërrua nga dëmtimet e shumta, gjë që bëri të luante në nivele amatore të futbollit vitet e fundit.
Arena e Lajmit
