ZYRTARE/ Preferohej nga Reali i Madridit, mbrojtësi i talentuar i Çelsit zgjedh ku do e vazhdojë të ardhmen

Mbrojtësi i talentuar i Çelsit, Ris Xhejms, ka rinovuar dhe për 5 vite të tjera kontratën e tij me “Blutë” e Londrës.

xhejms

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi anglez në faqen zyrtare, me presidentin e ri të ‘Bluve”, Tod Bohli, i cili vazhdon fushatën për të mbajtur talentet në skuadër, siç bëri me Brojën disa ditë më parë.

Xhejms ishte në preferencat e Realit të Madridit prej kohësh, por nga “Galaktikët” nuk erdhi kurrë një ofertë zyrtare për të.

Kështu ai zgjodhi që të vazhdojë të jetë pjesë e Çelsit deri në vitin 2027, klub në të cilin është aktivizuar qëkur ka qenë fëmijë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×