40 vite nga transferimi i Maradonës te Barça, 750 ditë buzë greminës

Për transferimin e Diego Armando Maradonës te Barcelona dihen shumë gjëra, është shkruar pa fund, edhe pse dy protagonistët kryesorë, ai vetë dhe klubi, përjetuan një finale të trishtueshme. Dritëhijet futbollistike të tij në “Camp Nou”, problemet me dëmtimet, teprimet e argjentinasit me jetën e natës, janë ende të pranishme në Barcelonë, edhe pse duhet thënë se para vdekjes së tij, ai dhe klubi sikur kishin “rënë dakord” për të harruar gjithçka.

fourfourtwo

Ajo që mund të ishte e që nuk u bë kurrë e grish kujtesën kolektive dhe e njollos historinë me njëfarë hidhërimi. Përtej mosmarrëveshjeve të dukshme, historia e Maradonës dhe Barcelonës do të mbahet mend në futboll edhe për shkallën financiare të operacionit. Më 4 qershor 1982, diçka më shumë se 40 vjet më parë, djaloshi i artë argjentinas firmoste për Barcelonën.

RRUGËTIMI I DIEGOS DREJT BARCELONËS – Më 4 qershor 1982, në orën 09:00, me një avion privat, Maradona nisej drejt Barcelonës nga Alikanmte ku ndodhej me kombëtaren argjentinase për përgatitjet e Botërorit 1982. Ai shoqërohej nga menaxheri i tij, Horge Cistepijer, presidenti i Bokas, Martin Noel, mjeku i kombëtares argjentinase, doktor Ruben Oliva, si dhe 4 truproja për të garantuar sigurinë e tij.

Pas gjysmë ore fluturim, avioni “Boing 707”, që transportonte Maradonën mbërrinte në Barcelonë, ku i priste zëvendëspresidenti i Barçës, Joan Gaspar. Në orën 10:20 ai dhe Maradona udhëtuan me një “Mercedes Benz” në shtëpinë e presidentit Nunjez për të firmosur kontratën. Në orën 13:00 erdhi dhe zyrtarizimi në një konferencë për shtyp ku ishin të gjitha mediat e botës. Në orën 21:00, Maradona u kthye në Alikante për t’iu bashkuar Argjentinës, duke qenë zyrtarisht një lojtar i Barcelonës dhe njëkohësisht blerja më e rëndësishme në botë.

Diego-Maradona

IMPAKTI SOCIAL – Fenomeni social dhe ekonomik që solli Maradona me transferimin e tij në Barcelonë, për fat të keq nuk pati të njëjtin ndikim sportiv. Protagonisti i shfaqjeve të paharrueshme, dëmtimet dhe jeta e tij e shthurur, ia ulën së tepërmi performancën. As bagazhi i titujve dhe as statistikat individuale nuk përputhen me legjendën e futbollit të Maradonës. Ishte shumë larg nga ajo që duhej të ishte. Barcelona dhe Maradona dukeshin se nuk ishin bërë për njëri-tjetrin. Askush nuk u mburr me një histori që nuk doli siç pritej. Ai i Barcelonës dhe Maradonës ishte operacioni i shekullit të 20-të në futboll, por me një fund jo të lumtur.

SA 230 APARTAMENTE! – Për presidentin e Barcelonës, Nunjez, firma me Maradonën ishte një investim strategjik, pasi katalanasit rikuperuan të gjitha shpenzimet e bëra për të ende pa shkelmuar topin e parë. Transferimi i Maradonës i kushtoi 1.2 miliardë peseta spanjolle Barcelonës, që me konvertimin aktual janë 7 milionë euro! E të mendoni se për Johan Krojfin në vitin 1973 u paguan vetëm 300 mijë euro me vlerën aktuale të pesetës së kohës. Por 7 milionët eurot asokohe ishin një mal me para. Në Spanjën e kohës me 1.2 miliardë peseta (7 milionë euro) mund të blije 230 shtëpi në Madrid me sipërfaqe 106 metra katrorë secila ose mund të ndërtoje 3 kulla të televizionit; ose të rikonstruktoje të gjithë stadiumin “Camp Nou”!

sdfgdfsdfsdfdsf

DEBUTIMI ME GOL – “Mestalla” dhe Valencia ishin skena e parë e Maradonës në Spanjë me fanellën e Barcelonës. Një debutim i çuditshëm për Diegon, që shënonte me të parën, por Barcelona mundej 2-1.

TRASHËGIMIA E TIJ – Maradona mundi të fitonte vetëm 3 trofe me Barcelonën (Kupa e Ligës, Kupa e Mbretit, Superkupa e Spanjës). Transferimi i tij plot polemika te Napoli, u hoqi mundësinë tifozëve katalanas të shijonin gjeniun e vërtetë që shpërtheu në vitin 1986.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×