Aksident në Kurbin, makina del nga rruga në aksin e vjetër Laç-Mamurras, humb jetën shoferi, plagoset pasagjeri

Auto Auto Aksident 4152406639615240664091532791246 640x360

Një person ka humbur jetën, teksa është plagosur një tjetër si pasojë e një aksidenti mëngjesin e sotëm në Kurbin.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×