Bëri surprizën që në javën e parë ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Luzit: Nuk jemi klub i madh, por…

Nisje më të mirë të sezonit nuk mund të kishte për Luzin 2008. Edhe pse debutues në Kategorinë e Parë, “fikën” Flamurtarin. Lorenc Pashja nuk e quan rastësi fitoren. Trajneri saktëson për “Panorama Sport” se i kishin marrë masat.

LUZI

”Ne jemi ekip që nuk kemi pretendime të mëdha për të fituar kampionatin apo për Superiore, por normalisht hyjmë në fushë për të fituar. E kishim përgatitur ndeshjen, por kishim fatin e mirë, pasi zhvilluam edhe një miqësore me Flamurtarin. Dinim ku ishin pikat e forta të kundërshtarit dhe morën masat.

Ekipi u mundua duke dhënë maksimumin e vet dhe arriti të shpërblehet me fitore. Për vazhdimësinë? Ne jemi klub i vogël dhe shikojmë vetëm ndeshjen e radhës. Edhe ndeshja e radhës vetëm për fitore”, përfundon Pashja.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×