ANALIZA NGA ARRIGO SAKI
Derbi është një ndeshje e veçantë, por nuk prisja të ndodhnin më shumë gjëra aty sesa në të nëntë ndeshjet e tjera të Serisë A. Për Milanin mund të ishte triumf, por ja që rezultoi një fitore e thjeshtë. Triumf do të ishte nëse kuqezinjtë do të kishin qenë më konkretë, teksa zikaltrit iu afruan barazimit në më shumë se një rast. Për mua ishte një ndeshje si 3-4 ndeshje brenda saj.
Pas një momenti fillestar studimi, kuqezinjtë nisën të dominonin terrenin, ndërkohë që Interi u tregua cinik duke goditur sapo pati mundësinë. “Djalli” reagoi dhe kaloi në avantazh. Me më pak më shumë ftohtësi sfida do të ishte mbyllur që në pjesën e parë. Në fushë pashë një skuadër italiane si Interi që u bazua te mbrojtja dhe te lëvizjet individuale ndaj një rivali me petk evropian, ku të gjithë vraponin dhe sakrifikoheshin pa dallim faze ofensive apo difensive.
Derbi ishte një ndeshje e çuditshme ku mund të kishte ndodhur gjithçka. Ekipi i Inzagit sulmonte me tre dhe mbrohej me pesë. Tregues frike që binte në sy kur shihje 10 fanella zikaltër në 30 metrat e fundit të fushës. Sinqerisht që nuk e kuptova përse Interi nuk vazhdoi të sulmonte pas golit të avantazhit. Frika që patën nuk bënte sens, ndërkohë që Milani pati zotësinë e të kuptuarit të momentit. Aksionet u bënë më të shpejta dhe zhytën rivalin në vështirësi të mëdha.
Ekipi i Piolit u step pas futjes së Xhekos. Kujtuan se kishin fituar pasi krijuan disa raste pas golit të tretë, por përgjigjja e Interit i trembi. Aftësia për t’u nënvizuar ishte fakti se nuk e humbën toruan, megjithatë nuk mund të shpërdorosh një rezultat të tillë duke tentuar të bësh një lojë me të cilën nuk je mësuar. Milani duhet të sulmonte për të mbajtur larg zikaltrit. Nëse Inzagi veproi drejtë me Xhekon dhe Dimarkon që mund të ishin futur edhe më herët. Përpara aktivizimit të tyre skuadra nuk tregoi shumë rrezikshmëri. Nga ana tjetër, Pioli rrezikoi me Diazin në vend të De Ketelares. Belgu lexon mirë kohët e lojës dhe mund të kishte bërë diçka më tepër, sidoqoftë përveç Zhirusë dhe Leaos do të nënvizoja paraqitjen e Tonalit dhe Benaserit që e drejtuan si duhet ekipin.
