“Dhimbje koke” për Guardiolën, spanjollin e shqetëson dëmtimi i…

Pep Guardiola humbi një tjetër lojtar të dëmtuar në ndeshjen kundër Aston Vilës. Kajl Uoker u zëvendësua me Aken në 10 minutat e fundit, pasi mbrojtësi i djathtë kishte ndjerë një shqetësim në pjesën e parë. Ai nuk dha shumë informacione pas ndeshjes në lidhje me problemin e Uokerit, por tha:

UOKER

“Ai vazhdoi të luante në pjesën e dytë, por në fund e pati të pamundur. Të shohim, unë nuk kam folur me doktorët”. Dëmtimi i anglezit vjen në një moment kur kampionët janë pa shërbimet e Ajmerik Laportes, ndërkohë që edhe blerja e merkatos së verës, mesfushori KalvinFilips, është ende i dëmtuar.

Laportes pritet të qëndrojë edhe të paktën një muaj jashtë pas operacionit që bëri në gju.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×