“E njoh mirë Interin”, Nojer komenton përballjen ndaj zikaltërve: E di sesi munden ata

Manuel Nojer është emri më i vjetër në ekipin e rekordmenëve gjermanë të Bajern Mynihut. 36-vjeçari ka folur për “Dazn” pas barazimi zhgënjyes përballë Union Berlinit. Strategu i portës gjermane ka rrëfyer emocionet e Champions-it dhe se si mund ta mposhtin Interin, pa lënë mënjanë eksperiencat në stadiumin ku do të luhet takimi:

NOJER

“Në ‘San Siro’ kam qenë shumë herë, që fëmijë, si lojtarë profesionist, ashtu edhe në rolin e spektatorit. Është një stadium që të jep një ndjesi ndryshe. Por kohët ndryshojnë, sot ai ndodhet shumë larg impianteve moderne, infrastruktura nuk të parqet panoramë me ngjyra, përveç kujtimeve. Për Interin mund të flas shumë, jemi përballur shumë herë më ta dhe ka përballje të cilat nuk kanë pasur fund të lumtur.

Gjithsesi, vitet dhe skuadrat ndryshojnë. Zikaltrit janë ekip inteligjent, dinë ta ndryshojë skemën shumë shpejt, nëse diçka nuk po funksionon. Besoj se sa më shumë hapësira të krijojmë në zonë, aq më të lehtë do ta kemi t’i shfrytëzojmë dhe t’i kapim në befasi”, pohoi Manueli.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×