Ekspozitë fotografike për shkrimtarët/ “Në fillim firmosi Kadareja”, Tasho: Pse vendosa simbolin e karriges në qendër të aktivitetit

Roland

I ftuar në emisioni “Kjo Javë” me Nisida Tufën, fotografi Roland Rasho foli për profesionin e tij, të veçantat dhe vështirësitë gjatë rrugëtimit të tij.

Në bisedën me gazetaren Nisida Tufa, Raho ka ndarë momente të veçanta duke folur edhe për projektet e tij dhe ekspozita e realizuar së fundmi me fotografitë për shkrimtarët.

“Ne jemi rritur me pena të fuqishme, më lindi dëshira për të pasur portretet e tyre. Në 1998 fillova të fotografoja, fillimisht doja të më linin një firmë në një makinë shkrimi, por ajo hekur e ftohtë nuk kishte si të lihej firma. E mendova në një karrige, dhe e marr karrigen nga shtëpia, filloj fotografinë dhe e firmosin. Së pari firmosi Kadareja dhe e ndjeva që do kishte sukses sepse e dija peshën, dhe në këtë mënyrë vazhdoi rrugëtimi”, ka treguar ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×