“Ku shkojnë 350 milion euro nga buxheti?”, Tedi Blushi: Rrugët në Astir, katrahurë urbane! 14 maji, dita për të ndëshkuar me votë

Tedi Blushi3

Për të disatën herë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhen rrugët në kryeqytet.

Këtë radhë bëhet fjalë për rrugët në zonën e Astirit, nga ku ka ndarë edhe një video.

Blushi tha se zgjedhjet lokale të 14 majit, janë për të ndëshkuar me votë premtimet e pambajtura.

Postimi i plotë: 

Sot në zonën e Astirit, në rrugët “Azem Meshi” dhe “Joklin Persi”.
Kjo është Tirana në realitet!
Një katrahurë urbane që Erion Veliaj pati 8 vite kohë për ta transformuar, por nuk e bëri.
As një makinë zhavor nuk hodhi për të mbushur gropat në këto rrugë ku në ditë me shi duhet çizme për të kaluar.
Ku shkojnë 350 milion euro të buxhetit të Bashkisë Tiranë?
Ndaj 14 Maji është dita për të ndëshkuar me votë premtimet e pambajtura dhe mashtrimet elektorale!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×