
Gazetari Ergys Gjençaj ka raportuar për BalkanWeb, detaje në lidhje me sesionin e katërt të punimeve që do të çelen nga Kuvendi.
Gjençaj raportoi se seanca do të jetë ceremoniale dhe do të nisë në orën 16:00, ku pritet të mbaje fjalën kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe krerët e grupeve parlamentarë.
Po ashtu pritet që seanca e nesërme do të këtë një debat mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me situatën politike dhe ekonomike.
“Pasditen nesërme ne 16:00 do të nisë. Është një seancë ceremoniale, pritet të kemi një fjalë nga Nikolla dhe krerët e grupeve parlamentare.
Pritet që seanca e nesërme të ketë një debat mes opozitës dhe mazhorancës për situatën dhe ekonomike në vend.
Në fund të muajit korrik pritet përfundimit. Do trajtohet dekreti i Presidentit të Shtetit, i cili miratoi ligjin për dekoratat e titujt.
Pritet që Kuvendi të nisë menjëherë thirrje për kandidatura për zgjedhjet të Avokatit të Popullit, pasi në dhjetor nuk u miratua propozimi i opozitës. Mbetet për tu parë nëse mazhoranca do vazhdojë propozimin për amnistinë fiskale. Puna është duke vijuar për këtë çështje. Këto janë disa nisma ligjore që priten të ndodhin.
Më 14 maj do jetë dhe përballja e tyre e madhe për zgjedhjet lokale.
Rendi:
Kuvendi nis të hënën sesionin e ri parlamentar. Në orën 16:00 me urdhër të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla deputetët do t’i rikthehen jetën parlamentare pas pushtimeve të dimrit, në sesionin e 4 të legjislaturës së 10-të. Seanca e së hënës edhe pse ceremonial, ku do të nisë me një fjalë nga kryeparlamentarja Nikolla, pritet të jetë risjellë përplasjet politike mes palëve, përmes qëndrimeve të zyrtarëve të lartë të opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët do të duhet të marrin që në nisje të këtij sesioni shqyrtimin e dekretit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili ktheu për rishqyrtim në Parlament ligjin për dekoratat. Kjo është e para nismë ligjore e miratuar me votat e mazhorancës socialiste, me të cilën kreu i shtetit shqiptar nuk pajtohet. Për Presidentin Begaj, ligji çon në kufizimin e kompetencës kushtetuese të Kreut të Shtetit.
Një ndër vendimet e para që pritet të marrë Kuvendi është edhe rishpallja e thirrjes për të gjithë profesionistët për të kandiduar për postin e Avokatit të Popullit, pas dështimit të votimit në dhjetor të votimit të zgjedhjes së drejtuesit të ri të këtij institucioni. Për Avokatin e ri të Popullit nevojitet konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota deputetësh.
Gjatë këtij sesioni parlamentar mbetet për t’u parë nëse mazhoranca socialiste do të depozitojë në Kuvend p/ligjin për amnistinë fiskale. Kjo nismë është kundërshtuar me forcë nga Bashkimi Evoripian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë drafti është nën shqyrtimin e ekspertëve të qeverisë shqiptare dhe atyre të Bashkimit Europian. Po ashtu, një tjetër nisëm për të cilën ka një vullnet politik nga mazhoranca, por ende nuk është depozituar në Kuvend është ajo për “pasaportën e artë”. Edhe kjo nismë është përballur me oponencën e faktorit ndërkombëtar.
Gjatë muajve të parë të këtij sesioni të ri parlamentar, ashtu siç është paralajmëruar nga Ministria e Financave, në Kuvend do depozitohet p/ligji për hapjen e basteve online.
Përveç përballjes parlamentare, mazhoranca dhe opozita do të ndeshen edhe në zgjedhjet për pushtetin vendor të 14 Majit. Një moment ky shumë i rëndësishëm politik, për të cilin palët kanë nisur përgatitjet dhe punën në terren prej kohësh.
Arena e Lajmit