Engjëll Hoti ishte mungesa e madhe e Partizanit në ndeshjen ndaj Bylisit.
Mesfushori nuk ishte as në stolin e rezervave, teksa gazeta ka arritur të mësojë se Hoti ka shfaqur një problem në kavilje gjatë javës dhe nuk ka mundur të paraqitet në këtë ndeshje.
Rikuperimi nuk pritet të zgjasë shumë, megjithëse nuk dihet saktë nëse dardani do të jetë i gatshëm në ndeshjen e radhës ndaj Erzenit, pas rreth një jave.
Arena e Lajmit
