Milani do të startojë ditën e nesërme rrugëtimin e tij në Ligën e Kampioneve për këtë sezon në përballjen ndaj Salcburgut.
Përpara sfidës ka folur dhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli i cili ka komentuar pritshmëritë ndaj sfidës dhe gjendjen e skuadrës.
‘Fitoren në derbi e lamë pas krahëve që të nesërmen, kjo ndaj Salcburgut do të jetë një ndeshje komplet e ndryshme. Është një kundërshtar i komplikuar,e dimë kualitetin e tyre.
Objektivi ynë në këtë sezon është të tregojmë rritjen që ka pësuar skuadra dhe të jemi kompetitiv në arenën europiane. E dimë sa e rëndësishme është ta nisim mirë këtë rrugëtim.
Duhet ta marrim këtë ndeshje me entuziazëm të madh, pa harruar të tregojmë respekt për kundërshtarin dhe cilësitë e tij. Mund të luaj nga minuta e parë e njëjta skuadër që ishte dhe në derbi.”, u shpreh Pioli.
Arena e Lajmit
