“Nëse Pogba humb Botërorin nuk është problemi im”, Alegri bën llogaritë para PSG: Na duhen 10 pikë

Masimiliano Alegri mendonte se do të përballonte Ligën e Kampioneve me të gjithë elementët në dispozicion por që në ndeshjen e parë të rëndësishme, atë ndaj PSG-së, ekipit të tij do t’i mungojnë tre emra me peshë si Pogba, Di Maria e Kieza. Trajneri ka folur në konferencë për shtyp duke bërë një bilanc të asaj që pret ekipin, por ndërkohë ka bërë edhe llogaritë e pikëve që duhen, duke paralajmëruar se pak rëndësi ka se në cilat ndeshje sigurohen.

alegri pogba

“Di Marian e aktivizova ndaj Specias se na duhej një shtysë. Të dielën ishte më mirë, por ta merrja me vete në Paris dhe ta rrezikoja për një ndeshje kur kemi të tjera të rëndësishme që tani e deri në nëntor jo… Përndryshe humb formën fizike dhe nuk do të shërbente për asgjë.

Nesër nis Liga e Kampioneve, na nevojiten 10 pikë për të kaluar turin. Është një ndeshje e bukur për t’u luajtur kundër një ekipi të jashtëzakonshëm, do të bëjmë një ndeshje të mirë. Por pastaj duhen bërë 10 pikë, nëse janë 3 nesër apo 3 në ndeshjen e radhës, gjithsesi mbeten 10 pikë. Nesër do të jetë argëtuese, Liga e Kampioneve ofron emocione të ndryshme. Të jemi pjesë e saj është një krenari për të gjithë ne, janë ndeshje edhe më të bukura për t’u luajtur. Do të nevojitet të jemi në lartësinë e duhur. Duhet të kalojmë turin dhe pastaj fillon një Champions tjetër. Nevojitet të bëjmë hapat me radhë, duhet të përmirësohemi. Deri tani e kemi parë veten në avantazh dhe shpresoj të ndodhë edhe nesër, por në këtë pikë jemi ndalur, duhet të përmirësohemi edhe në këtë aspekt. Tani nuk vendoset asgjë, duhet përmirësuar dhe punuar.

Operimi i Pogba? Ai kishte bërë një zgjedhje konservative fillimisht, tani do ta kemi përsëri në janar. E vështirë që të jetë para nëntorit, duhet të jemi realistë. Dakord apo jo me operacionin? Sot doli për herë të dytë në fushë, u ndal dhe vendosi të operohej. Uroj që të kthehet para Botërorit me ne, por mbeten vetëm 45 ditë deri në fillimin e Botërorit. Botërori nuk është një problem i imi, ai i Juventusit është që kthehet në janar”, theksoi Alegri para gazetarëve.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×