“Nuk çuditem që nuk jemi mes favoritëve”, Ançeloti: Në Champions do bëjmë si vitin e kaluar, uroj që Modriç të më ftojë në ditëlindje

Karlo Ançeloti kthehet në Ligën e Kampioneve me statusin e fituesit në fuqi të turneut, por jo me atë të një prej favoritëve kryesorë për të ngritur lart kupën. Tekniku i Real Madrid ka folur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Sëlltikun dhe e ka cilësuar normal faktin se pakkush e sheh mes katër skuadrave kryesore pretendente ekipin e tij.

anceloti

“Në këtë turne, Real Madrid është respektuar gjithmonë. Historia e klubit flet vetë për këtë kompeticion. E fillojmë me shumë ambicie, si gjithmonë, por asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Duhet të mendojmë për këtë grup, të fitojmë dhe pastaj të shohim se çfarë ndodh në Botëror. Deri në Botëror mendoj se nuk do të kemi probleme. Lojtarët janë të përgatitur dhe të motivuar. Dyshimi është se si do të kthehen pas Botërorit, nuk mund ta dimë këtë.

Sëlltiku nuk do të ndryshojë stilin e tij të lojës dhe sjelljen në fushë. Atyre u pëlqen të luajnë në sulm dhe ne nuk do të shqetësohemi për të mbrojtur pasi e bëjmë mirë. Një nga gjërat kyçe të sezonit të kaluar ishte që mbrojtëm mirë. Duhet të sulmojmë mirë dhe të mbrojmë mirë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë nesër.

A më çudit fakti që nuk jemi mes 4 favoritëve? Jo, nuk më çudit. E shoh si një sinjal të mirë. Mendoj se në vitin e kaluar kishim edhe më pak mundësi në aspektin statistikor për ta fituar. Ndaj jemi përmirësuar. Do të ndodhë e njëjta gjë si në vitin e kaluar. Do të konkurrojmë deri në fund dhe urojmë të konkurrojmë në finale.

Si e shpjegoj nivelin e Modriç? Nuk ka një shpjegim, është një lojtar fantastik me një sjellje të jashtëzakonshme, këto gjëra të kombinuara e bëjnë një lojtar mes më të mirëve që kemi në Europë. Do të festojmë ditëlindjen e tij të 37 (këtë të premte) me një festë të madhe. Shpresoj të më ftojnë”, tha ndër të tjera Ançeloti.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×