Surprizë e hidhur për Juventusin/ Pogba mbyll vitin, rrezikon pjesëmarrjen në Botëror

Juventusi duket se ka marrë një surprizë të hidhur përpara ndeshjes së Championsit ndaj PSG-së, me mesfushorin Pol Pogba që duhet të operohet.

POGBA

Francezi provoi të rikuperonte dëmtimin në menisk nëpërmjet terapisë, por duket se provat e para në fushën e lojës kanë qenë jo të suksesshme duke detyruar Pogba të marrë vendimin për tu operuar.

29-vjeçari pritet të mungojë minimalisht 4 deri në 8 javë gjë që do të bëjë që ai të humbasë pjesën e mbetur të ndeshjeve të Juventusit për vitin 2022 ku rrezikohet dhe pjesëmarrja e tij në Botëror.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×