Premier Liga do të rishikojë me urgjencë gabimet e VAR-it bashkë me Shoqatën e Arbitrave në ndeshjet e së shtunës që përfshinin skuadrat e Uest Hemit dhe Njukasëllit. Episodet që do të diskutohen janë dështimi i videoteknologjisë në humbjen 2-1 të Uest Hemit me Çelsin dhe barazimi pa gola mes “Qymyrxhinjve” dhe Kristal Palasit.
Në të dyja ndeshjet u anuluan gola, duke shkaktuar polemika të mëdha ku u përfshirë lojtarët, trajnerët, opinionistët dhe tifozët. Shoqata e Arbitrave ka pranuar incidentet me anulimin e golave në ÇelsiUest Hemi dhe Njukasëll-Kristal Palas dhe tani do t’i analizojë të dyja situatat. Kornet i Uest Hemit mendoi se barazoi Çelsin në fund, por VAR anuloi golin për një ndërhyrje të Bouenit ndaj portierit Mendi gjatë aksionit.
Ndërsa Njukasëlli mendoi se shënoi gjithashtu ndaj Palasit, por arbitri i VAR-it, Li Mejson, e anuloi golin sepse mesfushori i Njukasëllit, Xho Uillok, u përplas me portierin e Palasit Visente Guaita, një incident që mendohet se i shpëtoi arbitrit në fushë.
Arena e Lajmit
