VIDEO/ Sherri në mes të plazhit me partneren që i pa celularin, yllin e Sitit e mori në qafë një “like”  

Një “like” në rrjetet sociale mund të të ndryshojë jetën, sidomos nëse më pas partnerja jote zbulon që ajo është pasojë e një flirti. Kështu i ka ndodhur yllit të Mançester Sitit, Fil Foden, i cili është zënë mat nga e dashura e tij, pasi po pëlqente fotot e një modeleje.

sdfdfsdfsdfsdf

Rebeka Kuk, e dashura e Foden me të cilin ka dy fëmijë, bëri bujë këtë verë kur u filmua gjatë pushimeve në Korfuz duke bërë sherr me futbollistin anglez. Ky i fundit kishte hyrë në ujë dhe ajo shfrytëzoi momentin për t’i kontrolluar celularin, duke nisur më pas një sherr publik me të.

sdfdfsdfffffff

Sipas “The Sun”, Rebeka kishte zbuluar se futbollisti po flirtonte me modelen Holli Bërns, pasi i kishte dhënë “like” postimeve të saj. Ajo kishte dyshuar për këtë situatë dhe pasi kishte parë Foden të hynte në ujë, kishte kontrolluar celularin duke vërtetuar gjithçka.

“A mos mendon se jam idiote? Nuk mund të të marrim askund me vete se kjo gjë ndodh gjithmonë”, i kishte thënë ndër të tjera Rebeka në shpërthimin publik që bëri bujë në mediat britanike gjatë kësaj vere.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×