Dueli ndaj Salcburgut, Kalabria: Milani gati për Europën, Champions-i i vjetshëm na ndihmon

Sivjet Champions-i do të jetë edhe më emocionues për Davide Kalabrian, që do ta përfaqësojë Milanin me shiritin në krah. Në konferencë krah trajnerit, mbrojtësi ka analizuar duelin dhe rrugëtimin europian të “Djallit”.

KALABRIA 1

CHAMPIONS-i – “Sigurisht që sivjet kemi më shumë përvojë. Viti i kaluar na përfshiu në një nga grupet më të vështira në histori. Këtë edicion presim gjëra të mëdha, ndaj edhe mezi presim të fillojmë”.

DERBI – “Derbi na gëzoi, por e kemi harruar. Nga ajo fitore morëm vetëm energji pozitive. Gjithmonë është një ndeshje ndryshe nga të tjerat, por them se fitorja jonë ishte e merituar. Tani luajmë në Champions dhe le të mendojmë për këtë ndeshje”.

FUTBOLLI I MILANIT – “Po luajmë një futboll modern, që na pëlqen, sepse është shumë ofensiv. Është një futboll që ekziston tashmë në Europë. Është një lojë që e njohim përmendësh”.

AFRIMET E REJA – “Janë të gjithë djem të rinj, që duan të bien në sy. Të gjithë janë gati, do të na japin një ndihmë të madhe. Natyrisht duhet kohë për t’u ambientuar në një vend të ri dhe me një gjuhë të re”.

IBRAHIMOVIÇ – “Zlatani na qëndron pranë sa herë që mundet. Ai është pjesë e ekipit, po përballet me një periudhë dëmtimi mjaft të rëndë dhe duhet të marrë kohën e tij. Ai vjen gjithmonë në stadium, ka pasur një periudhë terapie larg nesh në fillim, tani po kalon gjithnjë e më shumë kohë me grupin. Është një prani e rëndësishme për ne, ka qenë e rëndësishme në muajt e kaluar dhe do të jetë edhe në vitet e ardhshme”.

Arena e Lajmit


Dueli ndaj Salcburgut, Kalabria: Milani gati për Europën, Champions-i i vjetshëm na ndihmon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook