Ishte parkuar në garazh, merr flakë automjeti në Tiranë, asfiksohet nga tymi 73-vjeçarja

Policia

Një automjet përfshihet nga flakët. Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”. Mësohet se zjarri ka rënë në një automjet të parkuar në pronësi të shtetases A.B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një garazh, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetases A. B.

Si pasojë është asfiksuar nga tymi shtetasja H. Gj., 73 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×