Nuk kanë fund çudirat/ Dolën hapur kundër Partizanit, tani dy futbollistët me shofer… personal

Megjithëse refuzojnë të stërviten normalisht dhe nuk janë në planet e trajnerit, Partizani vijon t’i mbajë me pahir sy senegalezët, Maget dhe Sembene.

SEMBENE

Prej muajsh, ata kërkojnë largimin, por drejtuesit duan respektimin e kontratës, ose një shumë të konsiderueshme parash për t’i lënë të lirë.

Dy të rinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë dhe këmbëngulin ta mbyllin këtë çështje sipas mënyrës së tyre, duke bojkotuar.

Së fundmi, klubi ka marrë hapin e radhës.

MAGUETE GUEJE

Sembene dhe Maget janë dërguar të stërviten me ekipin U-21.

Fakti interesant është se lojtarët e kanë të parashikuar në kontratë se klubi ka përgjegjësi transportin e tyre për në stërvitje dhe për të shmangur ndonjë ndëshkim nga FIFA, drejtuesit u kanë vënë një shofer personal dy të rinjve.

Një betejë mes palëve, që tashmë ka kaluar në inat dhe hakmarrje.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×