Ankimimi i Ahmetajt për kontrollin e banesës së partneres, ja cili gjyqtar do shqyrtojë çështjen në Gjykatën e Apelit

Arben Ahmetaj

Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimimin e ish-zv.kryeministrit dhe deputetit të PS-së Arben Ahmetaj në Apel.

Ankimimi i bërë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të shqyrtohet nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Gjyqtari Lara, i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×