Interi do të përballet ditën e nesërme me Bajernin në këtë ndeshje të parë për sezonin e ri të Ligës së Kampioneve. Në konferencën për shtyp përpara sfidës ka folur dhe tekniku i zikaltërve Simone Inzagi.

Italiani ka komentuar gjendjen e skuadrës pas humbjes në derbi si dhe ka bërë një panoramë të situatës në grup dhe pikëve që zikaltërve do ti duhet të grumbullojnë për të kaluar në fazën tjetër.
“Nesër na pret një ndeshje e madhe, tifozët tanë do të na ndihmojnë. E njohim kundërshtarin dhe ja dimë vlerat. Mendoj se me Bajernin do të jetë një rast i mirë për të kthyer situatën pas humbjes në derbi.
Ndaj Milanit pati momente kur ata ishin më mirë ashtu si kishte dhe raste ku ne nuk shfrytëzuam mundësitë që na u ofruan. Duhet të mësojmë nga këto gabime.
Për formacionin kam disa dyshime. Mikitarjan bëri shumë mirë kur u aktivizua në derbi dhe nesër mund të na jap garanci në mesfushë, ashtu si edhe Gosens. Do të vendos nesër.
Grupi është me shumë kualitet sepse ka skuadra shumë të forta mendoj se do të na duhen 10 pikë për të kaluar në fazën tjetër.”, u shpreh Inzagi.
Arena e Lajmit
and then