“Në Sharrë s’ka incenerim, diferencim apo riciklim”, Meta: Në landfill ka vetëm groposje, Rama duhet të dalë para drejtësisë!

Ilir Meta75

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me aferën e inceneratorëve. Në Facebook Meta ka publikuar dhe një video, nëpoërmjet të së cilës denoncon se në Sharrë nuk ka incenererim, diferencim apo riciklim.

Gjithashtu në pamjet shihet Monika Kryemadhi e cila në një prej koshat e vendosur në anë të rrugës hedh plehra me një qese me ngjyrë fosforoshente me plehra dhe më pas kanë ndjekur inetenerarin me dron për të parë nëse kryhet apo jo incenerim.

Statusi:

Mega-Firma e paligjshme që i dha jetë veprës korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e Erion Veliajt, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, Erion Veliaj i ka futur në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias të inceneratorëve.

Është e provuar botërisht se në landfillin e Sharrës ka vetëm groposje si në Bushat të Shkodrës, por këtu kompania offshore e lidhur me Edi Ramën paguhet dyfish në kurriz të qytetarëve të Tiranës të cilët vidhen pacipësisht nga banda që qeveris përmes mashtrimeve dhe kapjes së shtetit.

Në Sharrë nuk ka incenerim, as diferencim, as riciklim por ka vetëm groposje primitive dhe hajdutëri pakufi!

Kemi qartazi një organizatë kriminale të drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët duhet të dalin të dy para drejtësisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×