Gati kthesa e madhe për Shpëtim Duron! Trajneri i mirënjohur shqiptar është pranë rikthimit te Shkëndija e Tetovës. Sipas “Open TV”, pas largimit të Artim Shaqirit, për shkak të rezultateve të dobëta, drejtimi i ekipit pritet t’i besohet Shpëtim Duros!

FOTO: P. Pashollari
Tekniku kryeqytetas ka drejtuar Shkëndijën edhe në vitin 2015. Sot Shkëndija zyrtarizoi kryesinë e re, teksa duket se në klubin nga Tetova do të nisë një erë e re.
Duro është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin shqiptar, së bashku me emra të tjerë si Daja, Josa, Starova etj, që kanë arritur të shkruajnë historinë.
Arena e Lajmit
