VIDEO/ Mbape udhëheq PSG-në drejt fitores në ndeshjen e parë, Juventusi del pa pikë nga Franca

PSG arriti një fitore fantastike përballë Juventusit me rezultatin 2-1, e luftuar nga të dyja skuadrat, por me francezët që dolën me tre pikë nga shtëpia e tyre.

mbape

Ishte Kilian Mbape ylli i kësaj sfide, i cili në minutën e 5’ dhe në minutën e 22’ shënoi dy herë për t’i dhënë avantazhin kampionëve të Francës.

Bardhezinjtë u munduan të reagonin, duke gjetur golin e shpresës me MeKenin, por nuk mjaftoi për Juventusin që të merrte të paktën një pikë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Benfika mundi me rezultatin 2-0 Makabi Haifën.

REZULTATET:

BENFIKA 2-0 MAKABI HAIFA

Rafa Silva 50′, Grimaldo 54′

PSG 2-1 JUVENTUS

Mbape 5′, 22′ / MeKeni 53′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet ndeshja!

82’ Nejmar provon një gjuajtje nga distanca me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.

81’ Lokateli lëshon një gjuajtje brenda zonës, por tentativa e tij ndalet nga Verati. Mesfushori italian provon ta kthejë dhe njëherë, por kësaj radhe Donaruma e mohon, me topin që largohet nga zona e francezëve.

53′ GOOOL JUVENTUS 2-1/ Kostiç hedh një krosim të bukur drejt zonës dhe MeKeni me anë të një gjuajtje me kokë dërgon topin në rrjetë.

51’ Mbaep niset në një kundërsulm dhe vetëm për vetëm me Perin lëshon një gjuajtje të gabuar e cila përfundon në rrjetën e jashtme.

49′ Nejmar merr një top të bukur në hyrje të zonës dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Perin e ndal.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

22′ GOOOL PSG 2-0/ Një kombinim midis Mbapes dhe Hakimit sjell golin e dytë për vendasin, me sulmuesin francez që nuk ka të ndalur.

19’ Milik lëshon një gjuajtje të bukur me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Donaruma. Topi rikthehet njëherë te Vlahoviç dhe njëherë te Kostiç, por të dy nuk arritën të shënonin.

5′ GOOOL PSG 1-0/ Kilian Mbape merr një top fantastik nga Nejmar dhe francezi lëshon një gjuajtje fluturimthi, për të dërguar sferën në rrjetë.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

1

RENDITJA:

h

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×