Leandro Paredes ka hyrë menjëherë në ingranazhet e Juventusit dhe duket se është i bindur se mund të marrë në dorë frenat e lojës së bardhezinjve në mesfushë, në të ardhmen.
Sipas statistikave të “Opta”-s, argjentinasi ka prekur 102 topa mbrëmjen e djeshme në debutimin me Juven në Champions, si asnjë lojtar tjetër bardhezi të paktën që nga viti 2003, kur “Opta” ka nisur që të regjistrojë statistika. Shkurt, Pol Pogba mund të riaftësohet me qetësi, ndonëse nga Paredes pritet edhe më shumë sesa kaq.
Arena e Lajmit
