Largimi i të rinjve/ “Përfundojnë duke u vrarë”, Qori: E dinë se i kanë rrugët e mbyllura! Caka: Ikin nga pasiguria, modeli i pasurimit të shpejtë…

Capture

Në rubrikën “Opinion” në News24 Sivla Cala, foli për largimin e shqiptarëve dhe arsyet përse shumica e të rinjve shqiptarë marrin vendimin për tu larguar.

Gjatë bisedës në studio, Caka tha se problemi fillimisht qëndron tek pasiguria, pasi shumë të rinj edhe pse mbarojnë universitete nuk janë të sigurt nëse do të kenë një vend pune apo jo.

“Sot problematik është edhe fenomeni i pagave. Gjithashtu filozofia e qeverisjes është një tjetër problem që ka të bëjë me pasurimin e shpejtë. Ky është një fenomen social, por kur ndikohet edhe nga qeveria, të gjithë të rinjtë të shkojnë drejt pasurimit të shpejtë në rrugë të gabuara. Edhe rastet e vrasjes nga policia e shtetit janë një tjetër fenomen. Ne përfundojmë duke u vrarë në rrugë. Siguria e jetës në Shqipëri jo vetëm është e kompromentuar, por bëhet me qëllim në këtë mënyrë”, tha ajo duke shtuar se largime ka pasur por kanë qenë të rinj që nuk ishin të shkolluar, por sot po ikën truri i Shqipërisë”.

Nga ana e tij Arlind Qori u shpreh se një në pesë të rinj në Shqipëri është i papunë.

“Papunësia e lartë është një tjetër arsye e fortë për t’u larguar. Por të rinjtë çfarë mundësia kanë për t’u punësuar. Shfrytëzohen në vende pune ku janë, po të guxojnë të kundërshtojnë pushohen nga puna. Mungon praktika dhe ideja e mobilitetit social, për të pasur mundësi për të shkuar më lart. Por të rinjtë e dinë që rrugët janë të mbyllura. Dhe sot për të arritur më lart sot fatkeqësisht është krimi”, tha ai.

Ndërsa studenti i Filozofisë Mali Braça i larguar nga Shqipëria tregoi se faktor kryesor që ai mori vendimin për të lënë Shqipërinë ishte papunësia dhe pagat e ulëta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×