
Gjykata Kushtetuese nis shqyrtimin e padisë së dyte te depozituar nga 28 deputete demokrate, te cilët kërkojnë shpallje e papajtueshmerisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Në seancë, Franci Nuri, përfaqësuesi ligjor i deputeteve të PD theksoi se nuk i takon Kuvendit që të vendosë nëse ka shkelje apo jo.
“Nuk i takon Kuvendit te vendose nese ka shkelje ose jo. Kuvendi ka shkelur hapur Kushtetutën. Në kushtet kur Kuvendi ka shkelur Kushtetutën, gjykojmë se deputetët nuk kishin asnjë mundësi tjetër vetëm t’i drejtoheshin Kushtetueses për të zgjidhur çështjen në themel.”, tha Nuri.