Ministrja e Kulturës dhe e Turizmit bëjnë bilancin e 2022: 842 mln euro të mbledhura gjatë këtij viti

Elva Margariti

Ministret e Kulturës dhe Turizmit kanë bërë sot një bilanc të vitit 2022. Ministrja e Mirela Kumbaro tha ndër të tjera se sa i përket turizmit në 2022 është mundur të mblidhen të ardhura neto 842 mln euro.

“Turizmi është prioriteti kryesor i qeverisë, e ardhmja e Shqipërisë për 10 vitet që vijnë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se Tirana ka qenë një sukses i jashtëzakonsëm për turizmin e vitit 2022.

“Në 2023 do të ketë kongres ndërkombëtar për turizmin. Janë shtuar strukturat akomoduese me 5 yje. Investimet strategjike në turizëm, prioritet”, tha Kumbaro.

Nga ana tjetër Ministrja e Kulturës, Margariti tha se janë duke u bërë projekte që do të përfshijnë të gjitha qytetet.

“60% e turistëve në sitet kulturore, të huaj. Të ardhurat nga vizitorët përdoren për mirëmbajtjen e tyre”, tha ajo.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×