Inter-Bajern Mynih do të jetë supersfida e sotme dhe e javës së parë në fazën e grupeve të Champions-it.
Bavarezët nuk vijnë në formën e duhur pas dy barazimeve rresht në kampionat, duke e zbutur me “Manitën” në Kupë përballë modestëve të Viktoria Këln.
Rithimi i Leon Goreckës do të ishte një lajm shumë i mirë për teknikun gjerman, por ai është kthyer në “dhimbje” koka, pasi pozicioni i shkatërruesit kalon përmes tre lojtarëve, me një startues në “San Siro”.
Leon Gorecka, Rajan Granverberk dhe Marsel Zabitser janë alternativat, tashmë radha i takon teknikut 35-vjeçar për të marrë vendimin final.
Arena e Lajmit
