Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në futbollin aziatik, aty ku në sfidën Nagoja Grampus-Uraua Reds, gjyqtari i njohur japonez, Nobutsugu Murakami, i dha fund gjykimit të ndeshjeve profesioniste, në moshën 53-vjeçare.
Pas 15 vitesh si arbitër, japonezi u nderua nga lojtarët, të cilët e morën në krahët e tyre dhe bën festimin tradicional duken e hedhur në ajër, sikur të ishte një tr5ajner ose futbollist.
Madje njëri prej lojtarëve hoqi bluzën në shenjë respekti, për të qenë i fundit që ndëshkohej me një karton të verdhë nga Murakami.
Arena e Lajmit
